“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Ndërkohë bëhet e ditur se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut. “Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, thuhet në njoftim.