“Kjo lloj trashëgimie është një lloj testament i kulturës dhe kujtesës sonë historike që duhet t’u transmetohet brezave të ardhshëm në gjendjen më të mirë të mundshme”, tha kryeministri Kurti.

Po ashtu, ai tha se “kemi miratuar ligjin e ri për arkivat, pastaj janë miratuar tetë akte nënligore të cilat e bëjnë të zbatueshëm këtë ligj tejet të rëndësishëm”.

“Kosova është bërë me strategji afatgjatë shtetërore për zhvillimin e arkivave, duke definuar qartë sistemin arkivor 2025-2031. Kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të punës së stafit dhe materialeve arkivore”, shtoi Kurti.

Ai po ashtu tha se në kuadër të projektit të digjitalizimit masiv gjatë vitit 2024, janë digjitalizuar 2.5 milionë dokumente arkivore.

“Ky numër do të dyfishohet, shumë shpejt do të arrihet shifra prej 5 milionë dokumenteve të digjitalizuara”, pohoi Kurti.

Kurse u. d. drejtori ekzekutiv i AShAK-ut, Bislim Bislimi, paraqiti punën që ka bërë në fushën e digjitalizimit në dy vitet e fundit.