Me nderime të larta ushtarake ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu ka pritur homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonici. Qëllimi i kësaj pritjeje ishte e një rëndësie të veçantë.
Në kryeqyteti shqiptarë është nënshkruar një memorandum trilateral në fushë e mbrojtjes. Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Kroacisë kanë vendosur firmat e tyre te bashkëpunimit në Tiranën zyrtare.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin. Sipas tij, Kosova, Shqipëria e Kroacia nuk do të lejojnë që askush të destabilizon rajonin.
“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata qe synojnë të kërcënojnë rajonin, ne u tregojmë qe jemi së bashku dhe nuk do te lejojmë qe askush të destabilizon rajonin. Falënderoj ministrin e Shqipërisë dhe Kroacisë për ketë nisme, vlerësoj se kjo marrëveshje është e para trilaterale ne rajon. Edhe njëherë, kjo marrëveshje është Deklaratës, është mesazh për çdo vend i cili ka qellim destabilizimin, ne jemi bashke dhe presim qe te bashkohen edhe vende te tjera”, ka theksuar Maqedonci.
Ky memorandum i nënshkruar ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.