Spitali i Pejës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 ka kryer gjithsej 3.024 operacione, duke siguruar shërbime kirurgjikale të shpejta dhe profesionale për pacientët e tij.
Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i ndërhyrjeve është regjistruar në kirurgjinë e përgjithshme, me 1.293 operacione.
“Tri ndërhyrjet më të shpeshta gjatë vitit të kaluar kanë qenë: Koletiza (gurët në tëmth) – 313 raste, Apendiciti akut (zorra qorre) – 284 raste, Hernia inguinale (rrëshqitja e zorrëve) – 208 raste”, ka njoftuar spitali.
Spitali i Pejës thekson se mbetet i përkushtuar për të ofruar kujdes cilësor dhe trajtime kirurgjikale të sigurta për të gjithë pacientët, duke përmirësuar vazhdimisht shërbimet shëndetësore në rajon.