Ai është takuar me përfaqësuesin e Listës Serbe, Zlatan Elek dhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq

“Patëm diskutime të mira të ndara me partitë që fituan mandate në zgjedhjet e fundit sipas rezultateve zyrtare, Lista Serbe dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë për pozitën, shqetësimet dhe dëshirat e serbëve të Kosovës në Kosovë”, ka shkruar Sorensen në X.