By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia veriore mbulohet ne zi: Prehen viktimat e zjarrit të Koçanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedonia veriore mbulohet ne zi: Prehen viktimat e zjarrit të Koçanit
Rajon / Botë

Maqedonia veriore mbulohet ne zi: Prehen viktimat e zjarrit të Koçanit

Kosova Times
Last updated: 2025/03/20 at 1:55 PM
Kosova Times Published March 20, 2025
Share
SHARE

Maqedonia e Veriut, por edhe i gjithë rajoni, sot është në zi. Kolona të panumërta njerëzish sot në orën 12 të mesditës përcollën në prehje të përjetshme të rinjtë që dolën për t’u shoqëruar në atë natë fatale dhe të cilëve iu dha fund jetës për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit.

“Sot i themi lamtumirë rinisë”, thotë mes lotësh një grua teksa shkon drejt varrezave në Koçan, ku mijëra njerëz po dërgojnë në prehjen e përjetshme të rinjtë e pafajshëm të vdekur në diskotekën “Puls”.

Maqedonia e Veriut, por edhe i gjithë rajoni, sot është në zi. Kolona të panumërta njerëzish sot në orën 12 të mesditës përcollën në prehje të përjetshme të rinjtë që dolën për t’u shoqëruar në atë natë fatale dhe të cilëve iu dha fund jetës për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit.

Siç raportojnë mediat në Maqedoni, qyteti i Koçanit është bosh, pasi të gjithë po shkojnë drejt varrezave, në varrimin e viktimave të pafajshme. Qytetarë nga të gjitha pjesët e Maqedonisë së Veriut erdhën në varrim për të shprehur ngushëllimet, dhimbjen dhe pikëllimin e tyre.

Në rrugët e Koçanit sot ka shumë policë dhe inspektorë me veshje civile. Pranë varrezave, ka mjekë dhe teknikë mjekësorë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit të kalojnë këtë ditë më të trishtë në historinë e fundit të Maqedonisë së Veriut.

Natën fatale, 59 persona humbën jetën në një diskotekë, kur siç dyshojnë hetuesit, zjarri ka rënë për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në një koncert të grupit ADN dhe për shkak të materialit shumë të ndezshëm në çatinë e ndërtesës, zjarri është përhapur me shpejtësi.

Për përmasat e tragjedisë që i ndodhi Koçanit dëshmon edhe fakti se të nesërmen ka vdekur njeriu që i ka transportuar fëmijët dhe njerëzit e mbijetuar atë mbrëmje, shoferi i ambulancës së Koçanit, Ila Goçevski. Zemra e tij nuk e duroi dot pas 11 udhëtimeve pa ndalesë me pacientë në Shkup. Ai ka dëgjuar britmat më të frikshme gjatë transportit të të rinjve që luftojnë për jetën, shkruan Radio Koçani.

Shumë persona kanë mbetur të lënduar, 196 prej tyre, ndërsa spitalet e Maqedonisë nuk kanë mundur të strehojnë një numër kaq të madh të pacientëve, kështu që shumë janë transferuar në spitalet e rajonit dhe jashtë vendit.

Edhe Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur sot emrat e të gjithë viktimave. Viktima më e re ishte 16 vjeç dhe më e vjetra 48.

30 persona janë varrosur në varrezat e Koçanit. Funerale mbahen edhe në Shtip, Obleshevë dhe Shkup.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times March 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia e Kosovës konfirmon shqiptimin e gjobave nga paraditja e 22 nëntorit

Kosova Times Kosova Times November 21, 2022
Viktor Orbán i kërkoi Kievit: Rajoni i Zakarpattia të shpallet territor hungarez
Përurohet rinovimi i Klinikës së Onkologjisë
Gjermania ndal fondet për partinë e ekstremit të djathtë për shkak të ideologjisë
Imazhet satelitore treguan dëmtime në bazën iraniane pas sulmit të Izraelit VIDEO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?