Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, nga Prishtina ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet t’i heq masat kufizuese ndaj Kosovës.
Ai në konferencën e përbashkët me Osmanin tha se në takim është biseduar për heqjen masave kufizuese që janë vënë nga BE. Më tej ai shtoi se mbështet normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si dhe vazhdimin e dialogut si një mënyrë e mirë për ta përmirësuar stabilitetin në rajon.
Osmani: Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës
“Vizita e juaj sot në Prishtinë pas një takimi që patëm në Mynhen është një dëshmi e marrëdhënieve të ngushta e tashmë të shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Letonisë, të cilat janë ndërtuar mbi vlertat e përbashkëta demokratike dhe me një përkushtim të përbashkët për paqen deh sigurinë rajonale dhe atë globale”, tha Osmani ë konferencë për media të përbashkët me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Sipas saj, Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës. “Ju keni përkrahur jo vetëm procesin tonë të shtetndërtimit por edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Osmani.
Homologu letonez është pritur me ceremoni shtetërore. Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Rinkēvičs do të mbajnë konferencë për media.