Këshilli i Bashkësisë Islame, në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkëtarit të BIK-ut, Bahri Rexha, sipas të cilit, janë zhdukur 166 mijë euro.
Anëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Bahri Sejdiu, tha se deklaratat e ish-arkëtarit Rexha janë të pabazuara dhe nuk mbështeten në prova dhe fakte.
Ndërkohë, avokati Florim Shefqeti tha se ndaj ish-arkëtarit, që dyshohet se keqpërdori, është paraqitur padi dhe kallëzim penal.
E vërteta të dalë në pah dhe të merren masat ligjore të duhura ndaj çdo shkelje të konstatuar, u tha në konferencën e sotme të BIK-ut për dyshim keqpërdorimi financiar.