Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës me 15% nga 1 prilli, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë për qytetarët e Kosovës dhe ekonominë e vendit.
Haradinaj ka kritikuar Kurtin duke thënë se ai e ka shkatërruar sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme.
“Sot, përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të çdo produkti jetik, Qeveria e godet edhe një herë qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës. Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim prej 15% nga 1 prilli është një goditje e rëndë për mirëqenien e familjeve kosovare dhe për ekonominë e vendit”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.