By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: 26 vite nga bombardimi i forcave serbe dhe lufta kundër gjenocidit serb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: 26 vite nga bombardimi i forcave serbe dhe lufta kundër gjenocidit serb
Opinion

Përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: 26 vite nga bombardimi i forcave serbe dhe lufta kundër gjenocidit serb

Kosova Times
Last updated: 2025/03/23 at 9:09 PM
Kosova Times Published March 23, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Bejtush GAShI

24 marsi i çdo viti do të mbetet për shqiptarët në Kosovë dhe kudo dita më madhore e lirisë dhe e së ardhmes, një ëndërr dhe shpresë mbarëkombëtare. Më 24 mars 1999, filloi ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, një ngjarje kyçe në historinë e popullit të Kosovës, duke shënuar fundin e një periudhe tmerri dhe represioni që la pasoja të thella. Ky veprim ushtarak i NATO-s ndodhi në një moment kritik për Kosovën, kur populli shqiptar i Kosovës përballej me kërcënimin e gjenocidit dhe shfarosjes nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitare serbe. Ndërhyrja e NATO-s ishte një akt i domosdoshëm dhe i drejtë për të shpëtuar jetët e qytetarëve të pafajshëm, për të ndërprerë gjenocidin dhe për të mbrojtur ata që ishin në rrezik të zhdukjes totale nga dhuna dhe torturat sistematike të regjimit serb.

Për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërhyrja e NATO-s shënoi një kthesë të rëndësishme në luftën për çlirim, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe në atë moral në betejën për të ardhmen e vendit. Deri në atë periudhë, lufta e UÇK-së kishte qenë një luftë e pabarabartë, një përpjekje e madhe për çlirim, liri dhe dinjitet, por gjithashtu një luftë për mbijetesë. Në një periudhë kur gjendja ishte e paqartë dhe e pasigurt, ndërhyrja e NATO-s shërbeu si një ngushëllim dhe një dëshmi se ky popull, edhe pse i margjinalizuar dhe i shtypur, nuk ishte vetëm. Kjo ndërhyrje, e cila i dha fund një periudhe të pasigurt dhe të dhimbshme, solli një dritë shprese për popullin e Kosovës dhe forcat e UÇK-së, duke u ofruar mundësinë për një të ardhme më të mirë, larg dhunës dhe represionit.

Një aspekt thelbësor i ndërhyrjes ishte se ajo u realizua pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky akt mund të shihet si një sfidë ndaj sistemit të zakonshëm të diplomacisë ndërkombëtare, por veprimi u mbështet në parimin e mbrojtjes së jetës dhe të drejtave të njeriut, bazuar në një arsye të fortë: Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila në rastet e gjenocidit dhe shkeljes masive të të drejtave të njeriut, lejon ndërhyrje të forcave ndërkombëtare për të mbrojtur qytetarët dhe për të parandaluar katastrofat humanitare. Ndërhyrja e NATO-s ishte një akt i domosdoshëm që synonte ndalimin e gjenocidit dhe shpëtimin e jetëve, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe parandalimi i krimeve të tilla janë më të rëndësishme se ndjekja e procedurave tradicionale diplomatike.

Kështu, dita e 24 marsit 1999 nuk ishte vetëm një moment ushtarak, por një “ditë e shpresës” për popullin e Kosovës, një shpresë e fuqishme për një të ardhme më të ndritur, për të cilën ata kishin luftuar dhe që, falë ndërhyrjes së NATO-s, filloi të bëhej realitet.

Operacioni zgjati 78 ditë dhe ishte ndërhyrja e parë që, përmes një fushate ajrore, detyroi forcat serbe të kapitullojnë dhe të nënshkruajnë kapitullimin në Kumanovë. Ky veprim shënoi një sukses të jashtëzakonshëm për NATO-n, pasi ishte një ndërhyrje pa humbje të jetëve të ushtarëve të saj dhe një kthesë në mënyrën e ndërhyrjeve ushtarake ndërkombëtare.

Pas mbylljes së ndërhyrjes, në qershor të vitit 1999, Kombet e Bashkuara miratuan Rezolutën 1244, e cila vërtetoi angazhimin ndërkombëtar për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të saj. Rezoluta krijoi një administratë ndërkombëtare për të menaxhuar territorin e Kosovës dhe siguroi një periudhë të re në procesin e çlirimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatët e saj!

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

TAGGED: #Bejtush Gashi
Kosova Times March 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

30 ditë paraburgim për vepër penale të vrasjes e mbetur në tentativë

Kosova Times Kosova Times December 21, 2024
Njoftimet e Dodikut të kujtojnë retorikën që i parapriu spastrimit etnik gjatë luftës, Schmidt hesht…
Kostoja e sanksioneve: Rusia do të humbasë 100 miliardë dollarë për shkak të “çmimeve tavan” të naftës
Vazhdon sot gjykimi në rastin e Liridona Ademajt
Roli i sindikatave të punëtorëve në zgjedhjet presidenciale në ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?