By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fshati Denjë nis vitin me traditë 24-vjeçare të dhurimit të gjakut
January 5, 2026
Sfida e krimeve të luftës, mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për hetimet
January 5, 2026
Pritje të zgjatura në disa pika kufitare
January 5, 2026
Lirohen të lënduarit nga aksidenti mes veturës së policisë e një taksie
January 5, 2026
Kurti i pari, Konjufca i dyti, renditja e liderëve më të votuar ndër vite
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I dyshuari e pranon se ka vrarë 19-vjeçarin në Vushtrri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I dyshuari e pranon se ka vrarë 19-vjeçarin në Vushtrri
Lajme

I dyshuari e pranon se ka vrarë 19-vjeçarin në Vushtrri

Kosova Times
Last updated: 2025/03/24 at 10:58 AM
Kosova Times Published March 24, 2025
Share
SHARE

I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri ka pranuar se ka kryer veprën. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka bërë të ditur se i dyshuari B.D gjatë intervistimit ka pranuar veprën por që është ende herët për motin që ka çuar në vrasjen e të riut.

 

“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, ka theksuar Preteni për RTKlive.

Preteni ka theksuar se brenda afatit te paraparë ligjor prokuroria do të paraqes kërkesën për caktim paraburgimit.

“Lidhur me rastin e ndodhur mbrëmë në Vushtrri është arrestuar një i dyshuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, Prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i dyshuari e ka pranuar fajësinë për vrasjen. Në afatin e paraparë ligjor prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për këtë rast. Gjatë hetimit do të zbulohen edhe motivet që quan në këtë ngjarje”, ka thënë ai.

Një 19-vjeçar u vra mbrëmë në Vushtrrisë nga një bashkëmoshatar i tij. I vrarë mbeti 19-vjeçari me inicialet A.Z., kurse i dyshuari është poashtu 19-vjeçar me inicialet B.D.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa atij i është bastisur edhe shtëpia ku i është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

“Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhej mes tjerash në komunikatën e policisë.

You Might Also Like

Fshati Denjë nis vitin me traditë 24-vjeçare të dhurimit të gjakut

Sfida e krimeve të luftës, mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për hetimet

Pritje të zgjatura në disa pika kufitare

Lirohen të lënduarit nga aksidenti mes veturës së policisë e një taksie

Kurti i pari, Konjufca i dyti, renditja e liderëve më të votuar ndër vite

Kosova Times March 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Lëvizim. Na prisni”: Deklarohen Wagneristët pas vdekjes së pretenduar të Prigozhin

Kosova Times Kosova Times August 24, 2023
Përskaj sovjetikëve: Fluturimi i parë rreth botës nga 8 pilotë amerikanë
Skënderbeu, hijeshia e pavdekësisë në Sicili
SHBA vendosi sanksione bllokuese kundër eksportuesve më të mëdhenj të naftës në Rusi
Sveçla: Damari i Gazpromit rus s’ka vend në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?