Një person ka mbetur i lënduar në Prizren, pas tentimit të vrasjes së tij nga disa persona.
“Policia e Kosovës ne Prizren ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave. Patrulla policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, njofton policia.
Sipas njoftimit, personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.
Në vendi e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet.