By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama takon deputetë të Bundestagut
July 16, 2025
Bislimi diskuton me deputetët gjermanë për integrimin evropian të Kosovës
July 16, 2025
Prokuroria flet pas bastisjeve në Prishtinë, Ferizaj e Shtime
July 16, 2025
Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë
July 16, 2025
Hoxha, takim me drejtorët rajonalë e komandantët e stacioneve policore
July 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ADN vijimësi e filozofisë politike rugoviane!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > ADN vijimësi e filozofisë politike rugoviane!
Opinion

ADN vijimësi e filozofisë politike rugoviane!

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 7:14 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Politikanët e ditëve të sotme, në të gjithë krahët politikë, të të gjitha llojeve dhe ngjyrave qofshin ata, jo vetëm që nuk po munden të dalin jashtë projektit rugovian për shtetin e Kosovës, po e kanë të vështirë të qëndrojnë në të njëjtit binarë të pavarësisë së Kosovës siç qëndroi Ibrahim Rugova!

 

Liri, Pavarësi, Demokraci…

 

Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, themeltarit të shtetit të Kosovës, mistrecët e sotëm të politikës u bënën horë para qytetarëve të vendit dhe ndërkombëtarëve, duke i ndryshuar qëndrimet ashtu siç ndryshon moti në Beograd dhe Bruksel, në Berlin apo Washington!

Rugova ishte dhe do të mbetët i paarritshëm dhe i papërsëritshëm në trojet etnike shqiptare për konsistencën e qëndrimeve politike dhe qëndrueshmërinë ndaj presioneve ndërkombëtare.

Tre fjalët e mëdha dhe kuptimplote: Liri, Pavarësi, Demokraci, ishin dhe mbetën të pandryshuara deri në fund të jetës së tij! Këto tre fjalë ishin kallëzuesi dhe kryefjala e çdo fjalimi të Rugovës para ndërkombëtarëve.

LDK-ja post-rugoviane, arenë gladiatorësh

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik dhe shpirtëror të shumicës së shqiptarëve të Kosovës, familja mbeti pa kryefamiljarin, partia (LDK) pa liderin, populli mbeti pa udhëheqësin e përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, ndërsa shteti pa burrshtetasin e përmasave botërore.

Pas Rugovës, të gjithë në LDK u munduan ta zënë vendin e tij, duke u paraqitur secili më rugovist sesa tjetri, gjersa e tkurrën LDK-në në një subjekt minor në vend!

Disa me inskenime, sa të tjerë me improvizime u munduan ta luajnë rolin e Rugovës në LDK, por nuk ju “dhezi”!

Pse?

Sepse nuk ka kopje që e zëvendëson origjinalin!

Gara e pashembullt për marrjen e primatit të “Liderit” në LDK po vazhdon nga shkuarja e Rugovës në amshim e deri në ditët e sotme.

Deri diku edhe mund të arsyetohet gara mes bashkëpunëtorëve të Rugovës në marrjen e primatit të liderit të partisë, por, assesi e atyre që nuk kanë gjë të përbashkët me rugovizmin në LDK, e në veçanti gara e antirugovistëve të cilët e luftuan Rugovën për së gjalli dhe e kundërshtuan politikën dhe vizionin e tij për shtetin e Kosovës.

Lojë e madhe me fjalë është bërë pas shkuarjes në amshim të liderit historik, rreth vazhdimësisë rugoviane në LDK, ku të gjithë u thirren në filozofinë e tij politike, në vlerat e tij humane siç ishin: toleranca e durimi, afrimi e jo përjashtimi, bashkëpunimi e jo ndarja, dialogu e jo konfrontimi, nga të cilat, jo që nuk trashëguan asgjë nga Rugova, janë larguar aq shumë nga vizioni i tij, saqë LDK-ja e sotme nuk i ngjanë aspak dhe më asgjë asaj vazhdimësie!

Rugovizmi nuk mbrohet më fjalë, por më vepra

Pa dashur të ndalem në emra të përveçëm, sot asnjëri në LDK nuk e ka të drejtën të thirret dhe as ta përmend emrin e Ibrahim Rugovës!

Pse?

Sepse Rugova nuk ishte përjashtues, por unifikues!

Gjersa ishte gjallë Rugova, LDK-ja ishte besa dhe shpresa e qytetarëve të Kosovës, ishte pika orientuese e miqve ndërkombëtarë.

Përderisa maksima e Rugovës “në LDK ka vend për të gjithë”, është kthyer “në LDK ka vend vetëm për servilët dhe puthadorët, por jo edhe për themeltarët dhe atdhetarët, e më së paku për rugovistët e vërtetë”!

“Kalaja Rugoviane” nuk mbrohet duke qëndruar nën çatinë e antirugovizmit dhe as duke iu shërbyer grupeve të interesit brenda LDK-së, gjegjësisht atyre që ditën ulurojnë si gramafona të prishur “Rugova, Rugova…, kurse natën koketojnë pikërisht me kundërshtarët e Rugovës dhe të LDK-së!

Rugova ishte dhe mbeti ADN-ja politike e shqiptarëve të Kosovës

Nisma ime politike ADN nuk është rastësi, është qëllim dhe mision fisnik për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në skenën politike, për rikthimin e shpresës dhe besës shqiptare.

Sikurse në të kaluarën, në kohërat më të vështira për vendin, që kam punuar pa asnjë kompensim material, pa asnjë lloj interesi apo privilegji, ashtu edhe sot e përgjithmonë do të punojë për interesa të popullit dhe vendit tim të shenjtë.

Ashtu siç ishte filozofia politike rugoviane apo ADN-ja politike e shqiptarëve të Kosovës e fundshekullit të kaluar, edhe Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është vijimësi e filozofisë politike rugoviane, vazhdimësi e vlerave të mirëfillta kombëtare dhe njerëzore e shpirtrave të lirë, trashëguese e traditave dhe zakoneve të bukura popullore dhe e vetmja alternativë e ndryshimit politik në rrethanat aktuale në dekadën e tretë të shekullit të ri.

Pavarësisht ecjes dhe ngritjes së ADN-së, deri në vdekje do të mbetem mbështetës i pathyeshëm i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim.

Së paku edhe për 100 vitet e ardhshme nuk do të ketë ide apo formulë tjetër më të saktë sesa ajo e Dr. Ibrahim Rugovës për ndërtimin, ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Me ADN-në do të ecim në hap më kohën!

You Might Also Like

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Mërgimi dhe Identiteti kombëtar

A është Trump më në fund i gatshëm ta thërrasë Putinin të japë llogari?

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

“Këndon një këngë shqipe në zemër të Beogradit” gjëmonte Karleusha – Dënoni Selma Bajramin, e askush Tea Tairoviqin, hipokritë

Kosova Times Kosova Times January 16, 2024
ShBA me pako të ndihmës ushtarake mbi dy miliardë dollarëshe për Ukrainën
Bëhet gati një draft statut për Asociacionin
Emisari Stuart Peach në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin e rrallë në Oman
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?