By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV paralajmëron qeverinë Kurti 3, PDK, LDK e AAK diskutojnë koalicionet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LVV paralajmëron qeverinë Kurti 3, PDK, LDK e AAK diskutojnë koalicionet
Lajme

LVV paralajmëron qeverinë Kurti 3, PDK, LDK e AAK diskutojnë koalicionet

Kosova Times
Last updated: 2025/03/25 at 11:00 PM
Kosova Times Published March 25, 2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një video promovuese, ku thekson sipas saj “sukseset e rëndësishme” të Qeverisë Kurti II dhe paralajmëron vazhdimësinë e saj me formimin e Qeverisë Kurti III. Në fund të klipit, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit deklaron se “Qeveria Kurti III po vjen”.

 

Ndonëse ky postim duket si paralajmërim i Vetëvendosjes për një qeverisje të re, aktualisht nuk ka ndonjë përpjekje konkrete për formimin e saj. Me 48 deputetë të siguruar në Kuvend, Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. RTK ka pyetur në Vetëvendosje nëse kanë nisur takimet me partitë tjera, por ata nuk janë përgjigjur.

Nga ana tjetër, PDK, LDK dhe AAK kanë zhvilluar takime për formimin e qeverisë, mirëpo për hapa konkret po presin certifikimin e rezultateve, dhe më pas fituesi i zgjedhjeve do të provojë të formojë qeverinë.

Të tria këto parti politike kanë përjashtuar një koalicion me Vetëvendosjen, ndërsa preferojnë një koalicion mes tyre. Megjithatë, siç mëson RTK, bashkëpunimi mes partive opozitare po pengohet nga kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila po kushtëzon çdo marrëveshje me marrjen e postit të kryeministrit.

Ndaj videos promovuese të Vetëvendosjes ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e Vetëvendosjes, duke e akuzuar atë për mungesë zhvillimi dhe përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend. Sipas saj, ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti nuk ka sjellë mirëqenie, por vetëm rritje çmimesh dhe faturash.

“Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks po ashtu. Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim. Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj,” ka deklaruar Çitaku.

Procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore është ende në pritje, pasi Gjykata Supreme po shqyrton dy ankesa – një nga Vetëvendosje kundër LDK-së dhe tjetra nga koalicioni PDAK-LPB kundër Partisë së Ashkalinjve për Integrim. Vendimi i Supremes pritet të merret brenda afatit ligjor, deri nesër.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times March 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fizikani sugjeron Putinin ta shkëpuse Ukrainën nga Evropa me sulme bërthamore!

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Osmani shtrëngon duart me Presidentin e zgjedhur Donald Trump
Llapi dhe Dukagjini i ndajnë pikët
Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore
Punëtorët e New York Times-it në grevë pas mospajtimeve për paga
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?