By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit
February 7, 2026
Francesca Lollobrigida i sjell Italisë medaljen e parë të artë
February 7, 2026
Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit
February 7, 2026
Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E konfirmon presidentja, Kenia e ka njohur Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > E konfirmon presidentja, Kenia e ka njohur Kosovën
Ballina 1Lajme

E konfirmon presidentja, Kenia e ka njohur Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/03/26 at 4:54 PM
Kosova Times Published March 26, 2025
Share
SHARE

Pak më parë Presidencës së Kosovës i arriti edhe zyrtarisht vendimi i nënshkruar nga presidenti i Kenias, William Ruto se ky shtet njohu Kosovën shtet të pavarur e sovran. Këtë e konfirmoi presidentja Vjosa Osmani.

 

“Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e shtetit në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, ka shprehur falënderime ndaj presidentit të Kenias, William Ruto, për këtë vendim që e quajti të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap të madh diplomatik.

“Përgjatë këtyre viteve, kam zhvilluar disa takime të rëndësishme me të, dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve. Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do të merret shpejtë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka shprehur mirënjohje atyre që kontribuuan në këtë proces, veçanërisht ish-presidentit e ish-kryediplomatii kosovar, Behgjet Pacolli.

“Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, shkroi ajo.

Osmani, tha se Kosova vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit dhe fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare.

Shtoi se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme, ndaj thotë se presin që shumë shpejt të vendosen marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve.

Gjatë ditës, Pacolli, e quajti ditë historike këtë 26 shkurt, derisa ka shpërndarë fotografi nga ceremonia e kësaj njohjeje në zyrën e presidentit kenian.

“Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë. Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet”, ka shkruar Pacolli.

You Might Also Like

Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi

Në vendin e punës, punëtori 43-vjeçar humb jetën

Haradinaj vlerëson mbështetjen e SHBA-së

Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm

Ambasadori Dugolli pret Haradinajn, Rexhepin dhe Kamberin në Uashington

Kosova Times March 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dy policë pengohen gjatë kryerjes së detyrave zytare në Zubin Potok

Kosova Times Kosova Times November 20, 2023
Me kungull dhe spinaq: Një recetë e thjeshtë për njoki të pjekur në një salcë vjeshte
Dënohet me burg një oficer policie nga Anglia. Vodhi 115 £ nga portofoli i të vdekurit
Civilë të vrarë në Ukrainë si pasojë e sulmeve ajrore ruse
Komuna e Fushë Kosovës ngre Shtabin Emergjent dhe nis shpërndarjen e ujit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?