By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut
September 19, 2025
Ylli i së majtës amerikane dëshiron të bëhet president i SHBA-së pas Trumpit
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tërnava: Ramazani, periudhë reflektimi dhe bashkimi për paqe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tërnava: Ramazani, periudhë reflektimi dhe bashkimi për paqe
Lajme

Tërnava: Ramazani, periudhë reflektimi dhe bashkimi për paqe

Kosova Times
Last updated: 2025/03/26 at 11:05 PM
Kosova Times Published March 26, 2025
Share
SHARE

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në përmbyllje të muajit të Ramazanit ka bërë thirrje për paqe, tolerancë dhe unitet mes qytetarëve të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka reaguar për vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vend, duke theksuar se është koha që të gjitha institucionet e Kosovës të veprojnë së bashku për të adresuar këtë fenomen shqetësues. Ai ka apeluar që qeveria, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, dhe të gjitha institucionet e vendit të punojnë në mënyrë të koordinuar për të studiuar arsyet e këtij fenomeni dhe për të gjetur zgjidhje.

“Pse po vjen deri te kjo? Pse? Për çfarë? Ku është arsyeja? Në Islam, vrasja e një njeriu është mëkati më i madh. Zoti ka krijuar jetën dhe vetëm Ai ka të drejtë ta marrë,” ka thënë Tërnava, duke theksuar rëndësinë e reflektimit të shoqërisë dhe institucioneve për këtë situatë. Ai ka theksuar se është momenti i fundit që të gjithë të bashkohen dhe të punojnë për të trajtuar këtë problem që po ndikon në paqen dhe sigurinë e vendit.

Duke folur për muajin e Ramazanit, Tërnava, ka thënë se kjo është një periudhë e rëndësishme për solidaritet, edukim dhe vetëdijesim. Ai potencoi se agjërimi sjell një frymë të re, ndryshe nga 11 muajt e tjerë të vitit. Sipas tij, agjërimi është një sforcues i besimit në Zot dhe një mundësi për të treguar durim.

“Agjërimi është si një forcë që e ndalon njeriun prej shumë veprimeve që ai mund të bëjë gjatë pjesës tjetër të vitit. Kjo na bën më të mirësjellshëm dhe e forcon lidhjen mes familjeve. Është një përkushtim shpirtëror që njeriun e shtyn drejt veprave të mira,” ka thënë Tërnava.

Ai ka shtuar se periudha e Ramazanit është mundësi për të pastruar shpirtin dhe për të forcuar lidhjet shoqërore, duke kontribuar për një shoqëri më të mirë dhe të bashkuar.

Në një intervistë në kuadër të emisioneve dedikuar muajit të Ramazanit të realizuara nga RTK në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, Tërnava mes tjerash ka folur edhe për përpjekjet e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe shoqatës humanitare “Bereqeti”, të cilët kanë ndihmuar mbi 20 mijë familje vetëm gjatë muajit të Ramazanit.

Gjatë intervistës, Tërnava ka theksuar edhe rëndësinë e natës së Kadrit. “Natës së Kadrit ia shton vlerën Kurani. Ramazani është muaji në të cilin zbret Kurani. Kjo natë është rasti më i mirë që i jepet njeriut për faljen e mëkateve,” ka thënë ai.

Mes tjersh ai ka theksuar unitetin dhe bashkëpunimin mes të gjitha bashkësive fetare shqiptare në Kosovë, duke thënë se janë të bashkuar për të kontribuar për të mirën e atdheut, pavarësisht besimeve të ndryshme. “Kemi një gjak, një gjuhë dhe një vatan dhe jemi urdhëruar që t’i dalim zot këtij vatani,” ka deklaruar Tërnava, duke theksuar se besimet fetare janë një mundësi për të ofruar më shumë mirësi dhe bashkëpunim mes shqiptarëve.

You Might Also Like

KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut

Shahini propozon `Mjeshtrin e Lagjes` për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden

Murati: Shpresojmë dhe besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë

Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe sigurinë në Ballkan

Kosova Times March 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kearns i quan të nxituara politikat e SHBA-së dhe BE-së, për Kosovën

Kosova Times Kosova Times July 19, 2023
Nga sot energjia elektrike paguhet më shtrenjtë
OKB: Mbi 200 ish-zyrtarë afganë të vrarë që kur talibanët morën pushtetin
Hovenier mirëpret në Kosovë Këshilltaren për Çështje Publike, Lawson
Kush e dizajnoi kioskën ikonike të qytetit që ndryshoi peisazhin urban në vitet e “80?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?