Policia e Kosovës ka siguruar informacion shtesë lidhur me vrasjen dhe plagosjen që ndodhi më 25 mars në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kishte siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë.
Lidhur me rastin, njësitë përkatëse policore kishin dalë në terren dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT.
Policia e Kosovës thotë se po vazhdon të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.
Mbrëmjen e së martës nga të shtënat me armë prej dy personave që sipas policisë ishn të maskuar, u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve vdiq në QKUK.