By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tërnava: Fitër Bajrami, festa që na bashkon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tërnava: Fitër Bajrami, festa që na bashkon
Ballina 2Lajme

Tërnava: Fitër Bajrami, festa që na bashkon

Kosova Times
Last updated: 2025/03/29 at 6:01 PM
Kosova Times Published March 29, 2025
Share
SHARE

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përmes një paraqitje para medieve ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

 

Tërnava tha se kjo festë është një dhuratë nga Zoti ndaj përkushtimit të muajit të Ramazanit.

“Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga festimi i Fitër Bajramit, andaj kam kënaqësinë që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet dhe urimet më të mira, me bindje dhe shpresë që Bajramin ta ndiejmë, ta presim e ta përjetojmë shpirtërisht me gëzime e përkushtim në ambientet tona të ngrohta familjare dhe shoqërore”, tha Tërnava.

Tutje ai tha që qysh sonte kur kemi natën e Bajramit, besimtarët myslimanë hyjnë në atmosferën e festës së Fitër Bajramit, sipas tij, të gëzuar me plotë të drejtë, sepse kanë kryer një ndër urdhrat e Zotit të Madhëruar, agjërimin e muajit Ramazan, ibadet ky që siç tha bëhet vetëm për Zotin e Gjithësisë.

“Ceremonia e Fitër Bajrami është moment që bashkon besimtarët në faljen e namazit të Bajramit, që shënon njëkohësisht momentin më të rëndësishëm të kësaj feste, për të vijuar më pas me urimet dhe përgëzimet më të mira e më të sinqerta, si dhe me përqafimet e ngrohta si për asnjë moment tjetër me familjarët, fëmijët, farefisin, shoqërinë, e për të shijuar më pas aromën dhe nimetet e festës rreth sofrës së Bajramit me më të dashurit tanë”, tha myftiu.

Kjo festë e bekuar, vazhdoi tutje Tërnava, që në formën më të mirë përçon porosi dhe mesazhe për paqen, harmoninë, dashurinë, mirësinë dhe gëzimin për besimtarët, është një dhuratë prej Zotit për përkushtimin, devotshmërinë dhe adhurimin e shtuar gjatë muajit të bekuar Ramazan.

“Për një muaj me radhë, agjërimi mbushi zemrat dhe shpirtrat tanë me një ndjenjë të veçantë paqeje, qetësie, e pse jo edhe krenarie. Andaj festa e Fitër Bajramit është mundësi për të shprehur mirënjohjen dhe gëzimin për arritjen e pastrimit shpirtëror, që është shoqëruar me sakrificë, përkushtim dhe devocion. Fitër Bajrami është festë përbashkuese për myslimanët në mbarë botën. Festë që simbolizon triumfin shpirtëror, moment gëzimi dhe reflektimi që shpreh faljen, mirësinë dhe bashkimin familjar e shoqëror. Vlera këto që i japin kuptim të thellë social dhe shoqëror, e gjithsesi edhe shpirtëror kësaj feste madhështore”, tha tutje Tërnava.

Tutje në mesazhin e tij kreu i BIK-ut tha se fëmijët kanë një peshë e kujdes të veçantë në festën e Fitër Bajrami, ngase kjo festë është një mundësi e shkëlqyer për t’iu mësuar atyre vlerat universale dhe porositë fisnike e hyjnore të Fitër Bajramit.

“Duhet kujdes i veçantë për fëmijët tanë që ta përjetojnë festën e Bajramit, t’i vizitojnë xhamitë me ne, t’i shijojnë dhuratat e veçanta, të marrin mesazhe uruese dhe të jenë pjesë e pritjeve dhe vizitave te familjet, miqësia dhe farefisi që realizohen për Bajram. Në këtë mënyrë fëmijët tanë shijojnë festën, mësojnë traditën tonë pozitive dhe ruajnë kujtime më të bukura nga fëmijëria për këtë festë”, tha Tërnava.

Sipas tij, kjo festë te populli ynë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme, pasi siç tha, është festë më popullore dhe më me ndikim në shoqërinë tonë.

“Si në të kaluarën, ashtu edhe tash, populli ynë e feston Bajramin me shumë gëzim dhe nderim, duke ruajtur traditat dhe duke theksuar vlerat e solidaritetit, respektit dhe mirësisë. Duke pasur parasysh se namazi i Bajramit është një mundësi reale për të shprehur falënderimin për mundësinë që na e dhuroi Zoti për agjërimin e këtij muaji të bekuar, është momenti kyç për të kërkuar dhe reflektuar paqe dhe lumturi për veten, familjen dhe për besimtarët mbarë, ngase kjo është një formë e thellë e lidhjes shpirtërore më Zotin dhe një shenjë e besimit të vazhdueshëm në Zotin Një”, ka shtuar Tërnava, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.

You Might Also Like

Vetura bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Kosova Times March 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Policia e Kosovës model për rajonin

Kosova Times Kosova Times September 6, 2023
Ish-ministrja e Jashtme: Ende nuk ka aktakuzë ndaj Radojiçiqit
Kurti pritet nga presidenti bullgar Radev, diskutojnë marrëveshjen e bashkëpunimit të sigurisë dhe ekonomike
Gjermani: Çka përmban marrëveshja e re e koalicionit për Ballkanin
Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bëri thirrje për një armëpushim pa përmendur Hamasin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?