Kështu ka njoftuar KFOR-i përmes një komunikate për media.

“Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (ORF) mori përsipër nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Turke, në përputhje me një plan të rotacionit të forcave të mbikëqyrura nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli (Itali). Ajo ka një forcë prej rreth 270 efektivësh dhe do të operojë në mënyrë të përkohshme, së bashku me 200 forcat rezervë tashmë të dislokuara nga brigada italiane “Sassari”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se këto përforcime, së bashku me trupat e KFOR-it, rrisin aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të situatës së sigurisë.

KFOR-i ritheksoi se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.