Lista e plazheve më të mira nudiste në Evropë përfshin pesë përfaqësues spanjollë – gjithçka nga plazhi i madh Playas de Vera në Almeria deri te Maspalomas në Gran Canaria, ku vetëm një pjesë e plazhit është e rezervuar për nudistët.
Plazhet nudiste janë të ndaluara në disa pjesë të botës, ndërsa në të tjera ato përfaqësojnë një atraksion të madh turistik që i bën njerëzit të vizitojnë atë vend të veçantë. Evropa është një nga ato kontinente ku kjo e fundit është e vërtetë.
Jeni adhurues i plazheve nudiste, por nuk dini në cilin të shkoni dhe të eksploroni? Daily Mail ka renditur plazhet më të mira nudiste në Kontinentin e Vjetër.
Lista e plazheve me te mira nudiste ne Evrope përfshin pesë përfaqësues spanjollë – gjithçka nga plazhi i madh Playas de Vera në Almeria deri te Maspalomas në Gran Canaria, ku vetëm një pjesë e plazhit është e rezervuar për nudistët.
Plazhet nudiste në Kroaci
Franca përfaqësohet nga tre përfaqësues – Plage de Tahiti në Saint Tropez, Bagheera në Korsikë dhe gjithashtu qyteti nudo i Cap D’Agde në jug të vendit.
DailyMail ka përzgjedhur edhe dy plazhe nudiste nga Kroacia për këtë listë. Ata rekomanduan plazhin Nugal pranë Makarska, i cili është i rrethuar nga një pyll me pisha, si dhe plazhi me rërë Sahara në ishullin Rab.
“Sahara është e njohur me naturistët, por nuk ka lehtësira, kështu që turistët do të duhet të paketojnë ushqimet e tyre përpara se të vijnë këtu,” këshilluan ata lexuesit e tyre.
Lista përfshin nga një plazh nga Portugalia, Italia, Greqia, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Polonia, Lituania dhe Letonia.
Më poshtë gjeni një listë të plazheve nudiste më të mira në Evropë sipas DailyMail.
- Masapalomas, Gran Canaria, Spanjë
- Praia de Adica, Portugali
- Playas de Vera, Spanjë
- Plazhi Cavallet, Spanjë
- El Torn, Spanjë
- Playa de Torimbia, Spanjë
- Cap D’Agde, Francë
- Plage de Tahiti, Francë
- Bagheera, Korsikë, Francë
- Is Benas, Sardenja, Itali
- Filaki, Greqi
- Nugal, Kroaci
- Sahara, Rab, Kroaci
- Callantsoog, Holandë
- Sonderstrand, Danimarkë
- Huk, Norvegji
- Agesta, Suedi
- Leba Plaza Naturystyscna, Poloni
- Sventoji, Lituani
- Plazhi Vecaki, Letoni