By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Radoiçiqi endet i lirë, ai duhet të ekstradohet në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kurti: Radoiçiqi endet i lirë, ai duhet të ekstradohet në Kosovë
Ballina 1Lajme

Kurti: Radoiçiqi endet i lirë, ai duhet të ekstradohet në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/02 at 7:46 AM
Kosova Times Published April 2, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një darkë pune Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, bashkë me zëvendëskryeministren njëherësh ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministren nëndetyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrin në detyrë të për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila.

Kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe e falënderoi Sekretarin e Shtetit dhe Mbretërinë e Bashkuar për kontributin dhe mbështetjen gjatë etapave të shtetndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri veçoi edhe atë mes FSK-së dhe institucioneve britanike të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në vijim, kryeministri e uroi sekretarin Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme Karen Pierce për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, duke i ofruar bashkëpunim për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm.

Kurti e njoftoi më tej z. Lammy me progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës, të dëshmuar dhe nga rankimet pozitive në indekset ndërkombëtare në fusha si, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, dhe demokracia liberale e elektorale.

Ai e njoftoi sekretarin Lammy edhe për investimet në fushën e mbrojtjes dhe arritjen e nivelit të buxhetit për mbrojtje në 2% të BPV-së si standard i NATO-s, si dhe theksoi objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Bashkë me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy,  Kurti diskutoi edhe rreth situatës aktuale në rajon dhe asaj gjeopolitike në Evropë, si dhe çështjet e sigurisë.

Kurti theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb. Shtoi se ai duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij.

You Might Also Like

Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

Numërimi i votave, PDK-ja rritet për një, LDK-ja bie në 14 ulëse

Kupina: Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion

KPK në vitin 2025, arenë akuzash mes figurave të sistemit të drejtësisë

Kosova Times April 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Krerët e shtetit nënshkruajnë sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kosova Times Kosova Times December 14, 2022
Dëshmitarët përshkruajnë skenat e përgjakshme të sulmit në Pragë
A duhet të frikohemi nga Lufta e Tretë Botërore?
Vetëvendosje përmbylli fushatën elektorale në Mitrovicë
Wiffen fiton medaljen e artë, vendos rekord olimpik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?