Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës që u realizua sot. Ai tha se ata që ikën të turpëruar nga Kosova në vitin 1999 nuk kanë vend në vendin tonë për asnjë arsye.
Haradinaj theksoi se Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht po tregojnë se Kosova është një shtet i pavarur dhe i qëndrueshëm, duke shtuar se ata nuk janë lëkundur dhe nuk kanë zhgënjyer asnjëherë.
Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar rritjen e pagave për punonjësit e sigurisë.
“Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.