Në këtë mbledhje komemorative të pranishëm ishin qindra qytetarë, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj.

“ Duke i përcjellë ngushëllimet familjes, bashkëluftëtarëve e miqve të të ndjerit, në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të pranishmëve iu drejtua, shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi, Luan Jahiri – nënkryetar i OVL UÇK në Ferizaj dhe ish Komandanti i kundërajrorëve në Brigadën 138 “Agim Ramadani” dhe kolonelja Shiqer Maloku, të cilët evokuan kujtimet për të ndjerin, kontributin e tij në luftën çlirimtare, trimërinë e qëndresën që e shquante veteranin e UÇK-së, Haki Limani – Komandant Plaku, i cili ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare”, ka njoftuar Komuna e Ferizajit.

Ndërsa në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje në këtë mbledhje komemorative, Shabi Limani, i cili gjithashtu njoftoi se varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, do të bëhet ditën e sotme në Kompleksin Memorial te varrezave të veteranëve në Koshare.