Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje.
Në viset e larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta pos rigave të shiut, në shumë zona parashihen edhe reshje bore që do të krijojnë edhe shtresa të përkohshme.
“Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1°C deri 1°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, njofton IHMK.