Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu ishte mysafir tek kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai po qëndron në Kosovë me rastin Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2025”, panair ky që mbështetet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Në takim u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe tema me interes të përbashkët. Prezent ishin dhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, sekretari shtetëror në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Astrit Hoxha dhe deputeti Ilir Çapuni”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.