By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje
December 13, 2025
LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
December 13, 2025
Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës
December 13, 2025
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rashiq: Nuk jam optimist që të martën do të votojmë për Qeverinë e re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rashiq: Nuk jam optimist që të martën do të votojmë për Qeverinë e re
Ballina 1Lajme

Rashiq: Nuk jam optimist që të martën do të votojmë për Qeverinë e re

Kosova Times
Last updated: 2025/04/14 at 10:55 AM
Kosova Times Published April 14, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, tha se nuk është optimist, që më 15 prill – kur është caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – të mund të formohet edhe ekzekutivi i ri.

Këto deklarata ai i bëri pasi u regjistrua si deputet i legjislaturës së nëntë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk jam optimist që nesër do të votojmë për Qeverinë”, tha Rashiq.

Në seancën e 15 prillit, në rend dite është betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Rashiq tha se do të marrë pjesë në seancë dhe se do të votojë për kryeparlamentarin – që duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje – “nëse ka ndonjë propozim që është i arsyeshëm”.

Rashiq, që aktualisht është ministër në detyrë për Kthim dhe Komunitete, tha se procesi i formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurt, është një proces i gjatë.

“Nuk është hera e parë që mund të ndodhë një ngërç i shkurtër. Ju rikujtoj se më 2014 kemi pasur një situatë të tillë, atëherë po ashtu kam qenë deputet, por pas dy-tre muajsh u zgjidh ajo krizë. Në këtë rast, po konsideroj që varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe të formojë qeverinë sepse çdo opsion tjetër do ta komplikonte procesin, qoftë të demokratizimit, qoftë të udhëheqjes qeveritare, qoftë të afrimit të Kosovës drejt BE-së. Prandaj, opsioni më i mirë në këtë moment është që partia më e madhe të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes”, tha Rashiq.

Ai ka fituar një ulëse nga dhjetë sa janë të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb. Nëntë të tjerat i ka fituar Lista Serbe, partia e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, fillimisht ka deklaruar se preferon të krijojë institucionet e reja me komunitetet joserbe, por së voni e ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me partitë shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvend./REL

You Might Also Like

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Kosova Times April 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Disa të arrestuar për të shtëna me armë zjarri

Kosova Times Kosova Times August 14, 2025
Rama: Me gjithë kapacitetet tona jemi të gatshëm t’u dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës
Heroi i kombit Astrit Suli
Parlamenti serb hapi dyert për deputetët e sanksionuar rusë
Gjenden 7 kg drogë të fshehura në një furgon në Portin e Durrësit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?