By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK, LDK e AAK kërkojnë dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK, LDK e AAK kërkojnë dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit
Ballina 2Lajme

PDK, LDK e AAK kërkojnë dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit

Kosova Times
Last updated: 2025/04/15 at 3:34 PM
Kosova Times Published April 15, 2025
Share
SHARE

Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.

 

Krerët e partive politike, të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nëpërmjet postimeve në Facebook kanë kërkuar dorëheqjen e Albin Kurti nga pozita e kryeministrit, anipse ky i fundit ka dorëzuar një letër ku shkruan se jep dorëheqje nga ky post para betimit të tij si deputet.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se çdo vonesë për t’i konstituuar institucionet është humbje për Kosovën.

Ai ka bërë thirrje Kurtit dhe ministrave të tij që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje dhe e pastaj të shkojnë në Kuvend.

“Jep dorëheqje, hajde e mbajmë seancën. Propozoje kryetarin, zgjedhe, i propozojmë nënkryetarët. Hyjmë pastaj në proces kushtetues dhe e këqyrim kush e bën qeverinë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se u pa që Albin Kurti i ka 52 vota dhe se kjo është fuqia e tij aktuale politike.

“Jam i bindur, prej kësaj që po e shoh sot, me 52 vota që z. Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë. Ne jemi të gatshëm, në rast të dështimit të tij menjëherë ta marrim përgjegjësinë me partitë që kanë qenë në të kaluarën në opozitë, dhe me komunitetet pakicë të Kosovës, përveç Listës Serbe, që ta bëjmë qeverinë e re me Bedri Hamzën kryeministër”, tha ai.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi dorëheqjen e Kurtit.

“Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet, si secili tjetër në Kuvend. Mjaft më me filma e kauza plot mllef!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një episod të errët demokratike në vend.

“Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik! E vërteta megjithatë është krejt e thjeshtë! Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. Pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë. I duhet koha për pazare shtesë – të rënda, joparimore, të kushtueshme për këtë Republikë”,  ka shkruar Abdixhiku.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar të njëjtën gjë. Haradinaj ka shkruar se Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet.

“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin. Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta”, ka shkruar Haradinaj në Facbook

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Kosova Times April 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani autorizon dërgimin FKS-së për ndihmë në Turqi

Kosova Times Kosova Times February 6, 2023
Çfarë lideri na duhet në këto kohëra të vështira?
Kurti-Mehmetoviq: Marrëveshjet e Berlinit ndikim pozitiv Kosovë-BeH
Kurti: Riafirmojmë angazhimin e palëkundur për barazi gjinore
Rojeviq: Bllokadën totale nuk do e ndalim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?