Oda Ekonimike njofton se Rafuna ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve.

Kurse nga ana e tij, Ambasadori IWAMA është shprehur i gatshëm për të mbështetur iniciativat që nxisin lidhjet ekonomike dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe në fuqizimin e sektorit privat.