Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu pas konsultimit të krerëve të partive politike, i ka quajtur të habitshme qëndrimet e subjekteve të tjera.
“Në këtë drejtim ne ishim në një takim konsultativ dhe është e habitshme që të dëgjosh qëndrimet e partive politike. LDK tha që kryesuesi nuk ka të drejtë të ftojë në takim konsultativ. Duke qenë qe diskutimi në seancë konstituive, është i ndaluar është ftuar aty që të diskutohet. Ne ishim të pranishëm në këtë takim. AAK tha që të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, ka thënë ajo.
“Nuk mund të vazhdojmë të betohemi, ka vendim që nuk i verifikon mandatet e deputetëve. Befasia e radhës është PDK që kërkoi të japim dorëheqje. Nuk e di çka po presin, të dalim në shesh, ne këtë e kemi bërë”, tha Haxhiu.