By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetarët qe u vlerësuan me çmimet “Aristidh Kola”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Gazetarët qe u vlerësuan me çmimet “Aristidh Kola”
Lajme

Gazetarët qe u vlerësuan me çmimet “Aristidh Kola”

Kosova Times
Last updated: 2025/04/20 at 4:02 PM
Kosova Times Published April 20, 2025
Share
SHARE

Një zonë në cepin juglindor të vendit që ruan në heshtje statusin e një rezervuari të ruajtur natyre të vendit ka qenë epiqendër e një aktiviteti tashmë tradicional i cili tubon figurat nga fusha e artit dhe gazetarisë nga e gjithë hapësira jonë. Edicioni 5-të i ndarjes së çmimeve “Aristidh Kola” (Nderi i Kombit), një event që vlerëson personalitete të shquara në fushat e artit, kulturës dhe gazetarisë, e ka shndërruar këtë qytet me mikpritje të ngrohtë pse jo në një stacion të turizmit kulturor. Ky aktivitet i  organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë – Qarku Fier, Shoqata Kulturore “Ress Egnatja”, nën kujdesin e Bashkisë Divjakë dhe Drejtorisë së Kulturës, me mbështetjen e kryetarit të bashkisë Josif Gorrea, tashmë është shndërruar në një aktivitet tradicional që bart emrin e Aristidh Kola, me origjinë nga kjo zonë e këtij arvanitasi të shquar që i kushtoi tërë jetën studimeve të origjinës së shqiptarëve,  me të cilën nderohen figura të shquara nga bota e artit dhe gazetarisë.

Në sallën e Shtëpisë së Kulturës së këtij qyteti, pas himnit kombëtarë  u zhvillua një ceremoni solemne e ndarjes së mirënjohjeve për figura të shquara nga fusha mediatike, publicistike  dhe artit. Nën moderimin e kryeredaktore së  SCAN TV, Aida Lula, të këtij eventi, u vlerësuan nga juria e përbërë nga fusha gazetareske dhe historisë, ikona e gazetarisë sportive Dëfrim Methasani, shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi, gazetari Jonuz Hallaçi, aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu, gazetarja e Report TV Marsela Topi, si dhe Anastas Ristan Prifti (vlerësuar post mortem për kontributin e tij).

Methasani tha se është mrekulluar nga ky çmim. ‘Kjo sepse madhështia e këtij çmimi më shumë se sa njeriut që e mer, është madhështia e emrit që ka çmimi. Dhe jam partizan i asaj që njeriu cdo çmim që merr duhet ta ketë stacion lumturire të një dite dhe stacion përgjegjësie të një jetë”, tha ai duke shprehur emocione lumturie dhe falendërimi për këtë cmim.

Ndërkaq  gazetari Hallaqi pasi shprehu  falënderime për këtë çmim, shprehu dëshirën që ky aktivitet t’ia shtojë mozaikun Divjakës “vlerë të natyrës sonë që të jetë më e pëlqyer , më e kërkuar dhe më e begatë me vlerat që ka”.
Publicisti Ben Blushi duke u falënderuar për vlerësimin, bashkë me pllakën e çmimit, tha se kjo për të është një  kujtim më shumë.

Mjediset e qytetit dhe salla e Shtëpisë së Kulturës do të përcillnin hareshëm sot emocionet festive të një dite të veçantë në qytetin e Divjakës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Dega Fier me mbështetjen e Shoqatës kombëtare Kulturore Ress Egnatja, si dhe të medias online Neësalbania.al, për të pestën herë radhazi në këtë qytet mes gazetarëve të shumtë, një publiku të gjërë dhe drejtuesve të pushtetit vendor do të ndante Çmimet “Aristidh Kola” (Nderi i Kombit) në gazetari, edicioni i pestë. Ishte pikërisht Divjaka vendi i origjinës së hershme i këtij arvanitasi. Kjo ceremoni u përcollë me duartrokitje nga pjesëmarrësit që kishin mbushur sallën e teatrit. Figurat e vlerësuara të gazetarisë dhe artit shprehën emocione të veqanta për këtë çmim që bart emrin e Aristidh Kola. Në këtë aktvitet që u shoqërua edhe nga një dokumentar të jetës dhe veprës së Aristidh Kolës, të pranishmit u njohën me projektin e UGSH dega Fier për ti propozuar Ministrisë së Arsimit përfshirjen në tekstet shkollore të pjesëve nga krijimtaria e këtij studiuesit si dhe për emërtimin e një institucioni në Bashkinë Divjakë. Pas këtij eventi gazetarë vizituan edhe mjediset e mrekullueshme të lagunës, që vazhdon të miradminstrohet nga bashkia e Divjakës, ku kreu i saj Gorrea shpalosi disa projekte për këtë zonë të natyrës së virgjër e cila vizitohet nga mijëra të huaj./I.KRASNIQI

 

 

 

You Might Also Like

Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona

Përfundon restaurimi i kullës së familjes Geci në Deçan

ReMusica 2025: Koncerte në Prizren dhe Prishtinë

Sonte promovohet libri “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë”

Konferenca shkencore `Studimet albanistike te sllavët e jugut`

Kosova Times April 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ponosh: Perëndimi i dha Vuçiqit deri më 22 tetor që të mendojë për Kosovën, përndryshe…

Kosova Times Kosova Times October 18, 2023
Putin thotë se Rusia dhe SHBA-të diskutojnë projekte të përbashkëta energjetike në Alaska dhe Arktik
Gratë që shpikën sportin e tyre pasi s’u lejuan të luanin futboll
Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër
Konjufca: Veprimtaria artistike e Shkurte Fejzës është arkiv i rrallë që artikulon dhimbjet kolektive të popullit tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?