Një incident është shënuar mesditën e së shtunës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një qytetarë është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin se qëllimisht ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj, pas një mosmarrëveshjeje.
Policia ka theksuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:35, kur i dyshuari, duke drejtuar një motoçikletë, e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë, viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.