Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ua ka uruar Pashkë.
Presidentja e vendit në urim ka thënë se kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.
“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne. Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e Osmanit.