By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politizimi i manastirit nga Serbia e gjymtoi turizmin e Deçanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Politizimi i manastirit nga Serbia e gjymtoi turizmin e Deçanit
Opinion

Politizimi i manastirit nga Serbia e gjymtoi turizmin e Deçanit

Kosova Times
Last updated: 2025/04/20 at 5:24 PM
Kosova Times Published April 20, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Agim ALIÇKAJ

Dhënia e hotelit “Iliria” dhe tokës më të rëndësishme turistike Manastirit të Deçanit ishte një gjë e dhimbshme dhe e padrejtë, një sulm mbi mirëqenien e popullit të kësaj ane.

Ky vendim politik në shërbim të hegjemonizmit serb i ka goditur interesat e të gjithëve, përfshirë edhe vetë mbajtësit e manastirit të cilët një ambient turistik të bukur, të shëndetshëm dhe fitimprurës e kan shndërruar në mal të pavlerë.

Faji dhe përgjegjësia historike për këtë akt të shëmtuar kundër Deçanit dhe Republikës së Kosovës, së pari ju takon shovinistëve serb të kriminelëve Milosheviq-Vuçiq dhe ndërkombëtarëve të cilët kërkesave religjioze ju japin përparësi mbi interesat popullore dhe shtetërore. Gjithashtu përgjegjëse është edhe klasa politike e pasluftës në nivel shtetërorë dhe lokal që, për shumë arsye sidomos presionit joparimorë ndërkombëtar, e mundësoi këtë padrejtësi të bëhet realitet.

Projekti për zhvillimin e turizmit dimëror në komunën e Deçanit është hartuar nga Instituti Ekonomik i Zagrebit në fillim të viteve të 80-ta, me kërkesë dhe financim të Këshillit Ekzekutiv të ish-krahinës autonome të Kosovës, sektori i turizmit që udhëhiqej nga eksperti i turizmit z. Kolë Staka, i ndihmuar edhe nga Lidhja turistike e Kosovës e udhëhequr nga eksperti tjetër i turizmit, z. Shkëlzen Riza.

Ky projekt, zhvillimin e turizmit në Deçan e parashihte në dy faza. Faza e parë ishte ndërtimi I hotelit të ri afër manastirit, me 300 shtretër, pishinë, saunë, përmbajtje tjera sportive, si dhe shtegun për skijim për fillestarë në kodër afër hotelit. Faza e dytë ngjitej te tereni i përshtatshëm për skijim edhe profesional në Bjeshkët e bukura të Belegut, ku do të fillonte me një hotel tjetër me mundësi të shtimit të mëtutjeshëm të kapaciteteve të vendosjes sipas kërkesave turistike.

Me krenari të posaçme, dëshiroj ta bëjë të ditur se faza e parë e ndërtimit të hotelit u bë e mundur me ardhjen time në Deçan, pas kryerjes së fakultetit të turizmit në Rijekë të Kroacisë dhe marrjes së detyrës si Drejtor gjeneral i turizmit të Deçanit në vitin 1981 deri në Korrik të vitit 1985, kur Lidhja Turistike e Kosovës më emëroi në detyrë të re si përfaqësues të turizmit në zyrën e Lidhjes Turistike të ish-Jugosllavisë në New York.

Gjatë këtyre viteve, në saje të angazhimit tim të jashtëzakonshëm, i ndihmuar me përkushtim nga zëvendësi im, po ashtu kuadër i Rijekës, z. Hazir Qufaj, ja arritëm qëllimit ti sigurojmë mjetet për investim nga Banka e Bashkuar e Kosovës. Kjo edhe përkundër sfidave të panumërta, ndër të cilat edhe kundërshtimet politike nga shumë anë, sidomos nga strukturat politike të komunës së Gjakovës, të interesuara për ndërtimin e hotelit të ri Pashtrik në Gjakovë.

Në dy vitet e fundit të mandatit tim, filloi ndërtimi i hotelit, dhe u kontraktua i gjithë inventari për hotel për shkak të inflacionit të lartë që mbretëronte në ekonominë e atëhershme. Pas shkuarjes time në Amerikë në Korrik të vitit 1985, detyrën e Drejtorit dhe ndërtimin e hotelit të ri e vazhdoi Z. Hazir Qufaj, i cili ishte mjaft i përgatitur dhe me përvojë të madhe. Sipas informatës nga Haziri, punët u ndërprenë pas një kohe, në mungesë të mjeteve financiare dhe mosaprovimit të tejkalimeve nga Banka.

Udhëheqjen e hotelit, pas marrjes së pushimit mjekësorë nga Haziri në fund të vitit 1989 e ka vazhduar Z. Selim Ramosaj, si kuadër me përvojë i turizmit dhe hotelerisë së Deçanit, deri në futjen e masave të jashtëzakonshme nga strukturat okupuese serbe. Nuk e di saktësisht por, prej futjes së masave, para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999, është bërë shkatërrimi i tërësishëm dhe vjedhja e të gjitha pajisjeve të vlefshme të hotelit.

Të dhemb zemra kur e sheh këtë hotel që do të bëhej shumë i bukur, të shndërruar në gërmadha, të rrethuar me barishte dhe kaçuba të këqija nën sundimin e Manastirit të Deçanit. Me shkatërrimin e këtij hoteli dhe uzurpimin e tokës së tij nga manastiri, u bë gjymtimi i pafalshëm i turizmit të Komunës së Deçanit.

Për mua, po të mos kishte dështuar, për shkak të rrethanave të krijuara nga okupimi serb, ky projekt madhor, do të paraqiste një ndër arritjet më të mëdha të jetës sime.

Prandaj, jam i gatshëm që ty, i nderuar Adem dhe këdo tjetër të interesuar për ti vazhduar përpjekjet për kthimin e tokave të turizmit, bletarisë e të tjera, të okupuara nga Manastiri i Deçanit të ju mbështes dhe ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme.

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

TAGGED: #Agim Aliçkaj
Kosova Times April 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

I do makinat dhe ëndërron të bëhet baba: si jeton tani një djalë i lindur pa tru

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës në mesin e 601 institucioneve më të mira
PDK sot e dërgon në kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
ShBA dhe BE të shqetësuara me kërcënimet ndaj zyrtarëve të drejtësisë në Shqipëri
Trendafilova sot mban konferencë për media në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?