Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas mbylljes së seancës deklaroi se kjo situatë është për keqardhje dhe se po rrëshqasin në një fazë që sipas tij asnjëherë si ka ndodhur Kosovës.

 

“Kanë kaluar 73 ditë prej përfundimit të zgjedhjeve, kanë kaluar 27 ditë prej kur janë certifikua këto zgjedhje dhe që është dashtë me marrë një mandat edhe për themelimin e qeverisë dhe ne ende nuk kemi institucionet të themeluara, të buruara nga verdikti i qytetarëve nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, sepse Lëvizja Vetëvendosje të cilës i takon ta propozojë kryetarin e kuvendit ka vendosur që ta mbajë pengë shtetin për shkak të tekeve të tyre për një emër të përveçshëm”, tha ai.

Krasniqi tha se partia e tij do të ishte e gatshëm edhe sot ta shqyrtonin një kandidat tjetër.

“Kamë dhënë propozim për dy emra por po duket që qëllimi i tyre është bllokimi. Ky takim sipas Krasniqit është pa mandat sepse po vazhdon e njëjta logjike e cila nuk i takon kryesuesit të seancës. Për të zhbllokuar kemi marrë pjesë në takim por jo kështu. Ne e qesim këtë emër e ju nuk keni qare pa e votu. Obligimi është i shumicës parlamentare por këta nuk kanë shumicën. Te gatshëm ta votojmë një kandidat i cili nuk do të ishte perqarës. Nuk është e drejte të propozojmë na”, tha Krasniqi.