By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy të arrestuar për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës
September 2, 2025
Rusia dhe Kina nënshkruajnë Memorandumin për Ndërtimin e Gazsjellësit “Power of Siberia 2”
September 2, 2025
Belgjika premton të njohë Palestinën dhe të vendosë sanksione kundër Izraelit
September 2, 2025
Ndikimin e Rusisë në Afrikë dhe narativat që i përdorë
September 2, 2025
Gërvalla dhe Fajon për bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin
September 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbrojtja: Thaçi dhe Veseli kshin vështirësi të komunikojnë me familjarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbrojtja: Thaçi dhe Veseli kshin vështirësi të komunikojnë me familjarë
Lajme

Mbrojtja: Thaçi dhe Veseli kshin vështirësi të komunikojnë me familjarë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/23 at 4:28 PM
Kosova Times Published April 23, 2025
Share
SHARE

Në Hagë, në konferencën e parë mbi ecurinë e çështjes pasi Prokuroria ka mbyllur paraqitjen e provave të saj në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtësi i Thaçit, avokati Luka Mishetiq tha se Prokuroria ka kërkuar që disa materiale nga çështja e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë të transferohen në atë për krime lufte.

 

Gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mërkurën në Hagë, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon tha se kërkesa e tyre ka të bëjë me problemin e vazhdueshëm të Veselit për të paktën tre muajt e fundit për të pasur mundësi të komunikojë me fëmijët e tij përmes telefonit. Ngjashëm u ankua edhe mbrojtësi i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, transmeton Betimi për Dejtësi.

Lidhur me e aspektin procedural dhe hapat që do të ndërmerren për zhvillimin e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, tha se do t’i thërrasin deri në 10 dëshmitarë.

Ndërsa, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga Rodney Dixon, tha se do të konsultohen si ekipe të mbrojtjes në mënyrë që të japin afat të përgjithshëm sa u takon dëshmitarëve të tyre.

Prokurori tha se nuk kanë asgjë për të paraqitur më nga provat e tyre, përveçse për t’iu përgjigjur parashtrimeve që dalin.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

You Might Also Like

Dy të arrestuar për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës

Për 24 orë në Kosovë, 19 të lënduar dhe 2366 tiketa trafiku

Elek: Zgjedhjet e 12 tetorit vendimtare për serbët e Kosovës

Rritje e manganit, uji i Badocit jashtë standardit për konsum

Moti në Shqipëri me orë të plota me diell

Kosova Times April 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nën avujt e alkoolit, gruaja sulmon policin

Kosova Times Kosova Times December 23, 2024
Rukiqi: Në Kosovë, Elon Musk duhet të paraqitet fizikisht për të regjistruar Tesla-n, falë vendimeve të gabuara të Qeverisë
Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve
Kampioni fiton kundër prizrenasve
Kurti takon Borrellin dhe Lajçakun, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?