Ndërkohë ai bëri të ditur se po vazhdojnë punimet e restaurimit në ndërtesat e Muzeut Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ministri Çeku theksoi gjithashtu se janë shpallur procedurat e prokurimit për realizimin e punimeve në Teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj dhe Teatrin “ODA” në Prishtinë. Ai shtoi se investimet janë gjithashtu në fazën e projektimit dhe pajisjes me pëlqime për Muzeun e Artit Bashkëkohor në Prishtinë dhe kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

“Me përkushtim të plotë po e konsolidojmë infrastrukturën kulturore në vend”, shkroi Çeku.