Hoti në “InfoPlus” në RTK, theksoi se dhimbja për personat e zhdukur nga lufta në Kosovë gjatë vitit ’98-’99, po vazhdon edhe sot.

“Një popull që bart me vete djhimbjen edhe 26 vjet pas, në vecanti të 1592 familje që janë ende në lufë me Serbinë e gjen kështu vendin tonë data 27 Prilli 2025, sepse të gjithë këta vazhdojnë në cdo mëngjes, në cdo ditë, në cdoim mbrëmje të shpresojnë për të dijnë dicka për dashurit e tyre dhe fati I tyre është në dijeninë e tyre që e kanë zhdukur në vitet ’98-‘99, domethënë te Serbia”, tha Hoti.

Ai më tej shtoi se ende nuk është arritur të zbardhet fati I 1592 personave, pavarësisht që është arritur të përpilohen dy dokumente të rëndësishme përmes deklaratës së BE-së që është deklarata e përsonave të zhdukur, miratuar më 2 maj 2023, si dhe themelimi I një mekanizmi të një komisioni të përbashkët që kryesohet nga BE në dhjetor të vitit 2024.

“Duke njohur Serbiën, ne nuk kemi pasujr shpresë të madhe në rezultatet nga këto dokumente apo të këtij komisioni, por shopresa jonë ka qenë dhe mbetet edhe sot është që bashkësia ndërkombëtare dhe miqtë tanë ndërkombëtarë të kuptojë që Serbia megjithatë nuk është shtet normal”, theksoi Hoti.