Osmani  ka shkruar në X  se ky hap i rëndësishëm i Malajzisë i prin hapjes së Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, gjatë javës së ardhshme në kuadër të vizitës së Presidentes.

“Përpara vizitës sime zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, jam thellësisht mirënjohëse ndaj autoriteteve malajziane për vendimin e tyre për të dhënë përjashtime nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë.Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë”ka shkruar Osmani në platformën X,.

Osmani ka shprehur mirënjohjen institucioneve të Malajzisë për këtë vendim duke theksuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve për të çuar përpara interesat e përbashkëta.