Tiago Djalo ka thënë se vazhdimi i karrierës në Serie A përbën një sfidë për të po njëkohësisht e bën edhe krenar.
Njëzet e tre vjeçi tashmë i ka dhënë fund angazhimit në Lille, ku kishte qëndruar për katër edicione, duke u transferuar te Juventus.
“Jam shumë i lumtur, Juve është një ekip i madh, një ekip cilësor dhe me shumë lojtarë të talentuar. Ndihem mirë, është një moment shumë i rëndësishëm për mua. Ky transferim përbën një sfidë për karrierën time, por njëkohësisht më bën të ndjehem edhe shumë krenar”, ka thënë portugezi.