Në Bazilikën “Shën Pjetri”, Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me homologun shqiptar Bajram Begaj dhe kardinalin Ernest Simoni, nderuan kujtimin e Papës Françesku.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në nderim të Papa Françeskut. Në këtë ceremoni, ajo ishte e shoqëruar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kardinali i vetëm shqiptar, Ernest Simoni, si dhe delegacionet përkatëse nga të dy shtetet shqiptare.
Përmes një postimi, presidentja Osmani ka theksuar se me këtë akt nderimi, u shprehën respekti dhe mirënjohja e qytetarëve të Kosovës për përkushtimin e Papës në përhapjen e paqes, harmonisë dhe dinjitetit njerëzor në mbarë botën.
“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, ka shkruar Osmani.