Kështu deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media.

“Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime lidhur me situatën në Kuvend, kurdo që ata e shohin të nevojshme”, ka theksuar Kupina.

Sot, deputetët kanë dështuar për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.

Përpjekja e re e Lëvizjes Vetëvendosje drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka sjellë rezultat të njëjtë. Vetëm 57 vota kanë qenë sërish për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare që mbetet emri i vetëm që Vetëvendosje do të që jetë në krye të Kuvendit.

47 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar