Policia e Kosovës njofton se ka ndërmarrë veprime urgjente hetimore lidhur me një incident të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq.
Në njoftim thuhet se sipas informacioneve të disponueshme nga policia, më 25 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar në prani të prindit i dëmtuari, lojtari B.J.
Ndërsa më 26 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari M.K., i lindur në vitin 1978.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën penale “Sulmi”, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.