Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë mortore të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Në këtë ceremoni morën pjesë liderë botërorë dhe qytetarë të shumtë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ishte e pranishme dhe së bashku me Kryeministrin Kurti bëri homazhe pranë arkivolit të Shenjtërisë së Tij.
Kryeministri në detyrë, në mesazhin ngushëllues të shprehur në librin elektronik të Ambasadës së Italisë në Kosovë, u shpreh: “Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social. Ai udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.”