Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut në Vatikan, së bashku me liderë nga mbarë bota.
Në një postim në Facebook, Osmani tha se Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve. Ajo theksoi se trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë.
Presidentja ka ndarë gjithashtu disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në ceremoni dhe takimet e zhvilluara me liderë botërorë.