Ajo tha se është “çmenduri” të pritet rezultat tjetër dhe theksoi se LDK nuk ka votuar për Albulena Haxhiun dhe as për ndonjë kandidat tjetër të LVV-së. Sipas Bajramit, LVV insiston të marrë institucionet, por nuk ka vota të mjaftueshme për këtë.

Bajrami e cilësoi këtë një dështim të LVV-së, duke theksuar se ata nuk kanë ofruar mundësi për diskutim me partitë tjera. Ajo tha se LDK ka refuzuar bashkëpunimin me LVV dhe se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës është e LVV-së, jo e LDK-së. Ajo theksoi se qytetarët nuk kanë votuar për të çuar vendin në zgjedhje të reja.

“Në tërë historinë e Republikës së Kosovës ka pasur parti që nuk kanë fituar, nuk mundesh me imponu kandidatin”, potencoi Bajrami.