Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se masakra e Mejës është plagë e hapur për familjet dhe për gjithë Kosovën dhe se mbetet një nga dëshmitë më të dhembshme të barbarisë së një regjimi që synonte spastrimin etnik të shqiptarëve.

“Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës. Ky është borxhi ynë ndaj tyre, ndaj vetes, ndaj së vërtetës dhe ndaj së ardhmes sonë. Lavdi e përjetshme martirëve të Mejës!’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.