Radja Nainggolan për krizën e Romës e ka parë fajtor trajnerin tashmë të shkarkuar, Jose Mourinho.
Portugezi është shkarkuar këtë javën, ndërsa vendin e tij e ka zënë Daniele De Rossi.
“Tifozëria është pas Mourinhos, sepse ai bëri të mundur fitimin e një Conference League, që për mua nuk është një trofe që ka rëndësi pasi nuk ekzistonte tri vjet më parë, por megjithatë është një trofe. Më dhemb të shoh Romën në këtë pozicion. Unë shkova në stadium tri herë këtë vit dhe pashë një ekip që nuk bënte një goditje në portë”, ka thënë belgu. “Lojtarët janë gjithmonë përgjegjësit kryesorë, por në botën e futbollit trajneri është gjithmonë i pari”.
Nainggolan ishte pjesë e skuadrës italiane nga viti 2014 deri në vitin 2018, ku në 138 ndeshje ka shënuar njëzet e gjashtë gola.