“Nëse këta nuk e kanë shumicën parlamentare nuk kanë të drejtë’, tha ai

Krasniqi shtoi se insistimi arbitrar i LVV-së për Albulena Haxhiun po e pa mundëson që të lëvizim nga ky pozicion.

“Demokracia është verdikti i shumicës, nëse këta nuk e kanë shumicën parlamentare nuk mund ta imponojnë vullnetin e tyre me zor”, tha Krasniqi.

Krasniqi ftoi LVV-në të ndërrojë kandidaten dhe të kërkojë një kandidat që merr besimin e shumicës së parlamentit, sepse sipas tij është e papranueshme dhe dëmtuese për vendin. “Qytetarët presin që ne t’i kryejmë detyrat të cilat na i kanë ngarku si deputet, që të punojmë për interesin e vendit tone”, tha ai.

Krasniqi u shpreh se me të vërtetë është turp me e mbajt vendin në këtë situatë. Tutje Krasniqi tha se rruga e vetme e shpëtimit është të tërhiqen nga ky mentalitet bllokues dhe të vinë me propozime tjera.

Krasniqi deklaroi se nëse vazhdon kjo bllokadë më mirë është që të shkohet në zgjedhje.