Në Meshën e së Dielës së dytë u bënë lutje për Papa Françeskun. Për modestinë, punën, thjeshtësinë e Papa Franceskut foli Imzot Dodë Gjergji, i cili rëndësi të madhe u kushtoi virtyteve të tij. Të pranishëm ishin mysafirë të shumtë diplomatë kombëtarë e ndërkombëtarë.

“Këto ditë kisha ka humbur bariun e vet, të varfrit, mbështetës e kanë humbur një za mbështetës për mbrojtjen e tyne, bota ose në botë është shu britma e fuqishme e Papa Franceskut për paqen në botë”, tha ai.

Imzot Dodë Gjergji ndër të tjera foli edhe për thjeshtësinë e modestinë e Papa Françeskut, për vlerësimin dhe ruajtjen e jetës, për vlerësimin dhe ruajtjen e tokës, për mbrojtjen dhe mbështetjen e të mjerëve, të braktisurve dhe të margjinalizuarve.

“Ka dasht ta zbres kishën poshtë, nga froni i drejtimit dhe nga elteli i shërbimit te nevojat e njerëzve dhe të jetë kisha një krahëhapur që përqafon çdo njeri … Edhe unë kam nevojë për mëshirën e zotit, që të më falen mëkatet e mia. Pra, ai s’ka dasht të del përpara botës as përpara kishës për të thënë unë jam përfaqësuesi i zotit se në të vërtetë ka qenë, por ka dasht të del përpara zotit n’emen të gjithë njerizimit dhe n’emen të gjithë kishës për të thënë ne jemi mëkatarë, edhe unë jam mëkatar”, tha Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkv.

U përmend edhe mesazhi i Papa Françeskut drejtuar shqiptarëve gjatë vizitës në Shqipëri.

“Ju shqiptarët thoshte papa që nuk u përkultë përpara diktaturës keni një pasuri shpirtërore që më frymëzon e më mahnitë”, thotë ai

Mesha u përmbyll me lutjet për Papa Françeskun ku u tregua se kjo meshë do të jetë në të gjitha kishat gjatë ditës.