Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan Radoiçiq dhe 19 serbëve të tjerë, për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë,.
Kërkesa në Gjykatën Themelore është bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, konfirmuan për RTK .
Radoiçiq, si pjesë e një grupi serbësh, dyshohen se vranë 106 civilë shqiptarë në Gjakovë dhe keqtrajtuan 300 të tjerë.
Ndryshe Millan Radoiçiq tashmë është person i kërkuar nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.